Thaçi takohet me Dakën, i kërkon përgatitje intensive për zgjedhje të parakohshme

Institucionet u kanë dhënë intensitet veprimeve e konsultave në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Madje, janë bërë edhe plane operative.

Burime të gazetës kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga e cila ka kërkuar që një vendim i mundshëm për shpërndarjen e Kuvendit të mos e gjejë në befasi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Ftesa i ka mbërritur Dakës javën e shkuar, kohë kjo kur KQZ-ja ka ndërmarrë disa veprime, shkruan Koha Ditore.