“Thaçi të japë dorëheqje sot”

Anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, ka reaguar pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hahsim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Gërvalla ka thënë se Thaçi duhet të japë dorëheqje, madje që sot.

“Hashim Thaçi duhet SOT të japë dorëheqje. Çdo minutë vonesë e dëmton edhe mê shumë Kosovën e dërrmuar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Facebook.