Thellohet tragjedia në Shqipëri, 20 viktima nga tërmeti

Shkon në 20 numri i të humburve si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm.

Mediet atje raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 20.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur personat që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti.

Qindra persona kanë kërkuar ndihmë në emergjencë e shumë të tjerë kanë mbetur nën gërmadha.
Shqipërisë i është vënë në ndihmë edhe policia e Kosovës dhe FKS-ja.