Trajneri dhe Federata e Zvicrës reagojnë për rastin e Shaqirit ku iu dhurua fanella me emblemën e UÇK’së

Pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, një tifoz iu afrua Xherdan Shaqirit dhe ia dhuroi një xhaketë me emblemën e UÇK-së derisa futbollisti shqiptar po prononcohej për media.

Para ndeshjes me Lituaninë, trajneri i Zvicrës Murat Yakin ka folur për rastin e Shaqirit.

“Nuk mund të them shumë për këtë. Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme”, tha trajneri.
Për këtë menjëherë ka reaguar drejtori për media në Federatën e Zvicrës, Adrian Arnold.

“Xherdani është një lojtar me shumë përvojë. Ai di si të sillet në situata të tilla. Ai ose ndonjë nga lojtarët e tjerë nuk kanë interes që sporti të abuzohet për propagandë politike“, tha zyrtari i Federatës.