Tri humbje rresht, Kosova dëshpëron sërish dhe bie në vendin e fundit të tabelës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një tjetër humbje të hidhur sonte në Prishtinë.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë përballur sonte me Gjeorgjinë në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi Gjeorgjisë me rezultat të ngushtë, 1:2.

Me këtë humbje, Kosova ka rënë në vendin e fundit në renditjen tabelore të grupit B.

Gjegjësisht, “Dardanët” kanë katër pikë, aq sa ka edhe Gjerogjia në vendin e katërt, por me golaverazh më të mirë