Trondit me qëndrimin e tij. Abazi tregon se kush duhet të jetë kryetar i Ferizajt

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka shkruar në Facebook duke treguar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet qyteti i Ferzajt.Ai ka numëruar dështimet e kryetareve të Ferizajt, dhe ka treguar se kush duhet të fitojë në balotazh, shkruan Gazeta Blic.Shkrimi i plotë i Abazit:
Sot në mëngjes me kujdes lexova një kritikë/ sygjerim për lexuesin dhe analizë të profesorit Jusuf Buxhovit lidhur me librin e Ilir Ikonomit për figurën e Esat Pashë Toptanit. Gjithë respektin për guximin në të dyja anët e medaljes, unë pa ekuivoke mbetem në anën e profesor Buxhovit, deri tani Toptani mbetet në anën e tradhëtarëve edhe pse siq e thote edhe vet profesori, historia nuk është bardh e zi, as kjo periudhe që po jetojmë tani me shpejtësi e me shumë pak kujdes për vlerat e me shumë më pak guxim qytetarë. Por arësyeja pse po e filloj shkrimin për Ferizaj me këtë parahyrje ka të bëjë me një fjali që Avni Rrustemi i thote zonjës në gjykatë në Paris. Ndër tjera ai thotë: ” Natyrisht që jeni e hidhëruar zonjë dhe që keni urrejtje ndaj meje sepse ju kam hequr tortën nga goja, andaj nuk habitem, por une kam kryer obligimin tim për vendin”.Edhe një digresion ndërlidhes për të arritur tek zgjedhjet dhe ballotazhi: Ne vitin 2002, Adem Salihaj se bashku me Faik Graincën po bënin plane për t’i dhënë në përdorim për 99 vjet një tokë bujqësore afër kampit Bond Steel një kompanie shumë të dyshimtë kineze.

Një grup miqësh reaguam për jotransparencën dhe manipulimin që po bëhej duke tentuar që tinëzisht të bëhej një gjë e tillë dhe si pasojë u nxorra me dhunë nga mbledhja e kuvendit komunal. Më rëndësi që kjo gjë nuk ndodhi dhe vendimi u parandalua dhe në ndërkohë përkundër refuzimit të Salihajt dhe PDKs ne bëmë bibliotekën ndër më te bukurat dhe më te pajisur me libra. Kjo ështe një parëndese për të thënë që Ferizaj që nga paslufta është ballafaquar me degradim dhe mungesë vullenti për të bërë mirë për vendin, cdo shtëpi e objekt i vjetër me vlera arkitekturore është rrënuar përtoke, sistemi arsimor është pushtuar e ripushtuar nga militant të PDK, në kohen e UNMIK Ferizaj ishte qerdhja e kafehaneve e pislleqeve qe shërbenin klientet e pasur te gjitha prejardhjeve e shtresave. Nuk ka ekzagjerim nëse thuhet që ky vend që po bëhej qëndra financiare e Kosovës për shkak te diasporës shumë te fortë dhe investimeve dhe punesimeve nga Bond Steel, gjithashtu ishte edhe vendstrehimi i shumë grupeve kriminale, pa perjashtim, por SHIK- ishte prezent dhe vepronte në të gjitha anët gjithashtu, punësimet pakriter në postë dhe KEK prinin me përjashtimet dhe diskriminimin me logjikën e të fortit. Një dalldisje e dehur dhe ideja e të paprekshmit beri që të ndërrohen pushtete e njerëz në udhëheqje. Më në fund Bajrush Xhemajli u dënua për aksidentin në komunikacion dhe shkoi ne burg ndërkohë Agim Aliu mori pozitën e kryetarit të komunës për një kohë të shkurtër dhe zgjedhjet e 2013 nxorrën Muharrem Sfarqen kryetar komune, kjo erdhi si rezultat i lodhjes nga qeverisaj e PDK qe kishte kapur qytetin për fyti dhe kishte shkaterruar gjithecka dhe ne cdo drejtim. Bërllogu është dekorimi që e shoqëron qytetin në cdo qosh e skutë.

PDK u dënua nga votuesi me idenë që Muharrem Sfarqa është një figure e re, e paprovuar por me premtimin e një përvoje përendimore por mbi te gjitha kjo figure e re me në fund do të pastronte LDK nga figurat arkaike te Salihajt e Grainces, dy shkaterruesve te LDKs ne Ferizaj e ne disa raste bashkëpunese me PDK dhe gjithashtu ne anën tjetër pritej se me mobilizim do ta përjashtonte ndikimin e Ilmi Recices në komunën e Ferizajit. Dhe nuk ishte fillim i keq kishte një freski por vazhdoi për të përfunduar në kompromise që lejuan qe PDK dhe disa nga LDK te vazhdojne bashkëpunimin në degradimin e qyteti, ndryshimin e kuotave të ndërtimit, hapjen e gropave, shkaterrimin e tokes bujqesore, dhe ndërtimin e objekteve duke shëndrruar potencialin financiar nga diaspora, punëtorët ne Afghansitan e Iraq, ne blloka e beton te vdekur dhe jo ne funksion te zhvilllimit ekonomik lokal.Pa asnje hamendje do ta kisha akuzuar direkt dhe fajsuar Muharrem Sfarqen sikur të mendoja qe gjithcka ka qene ne dorën e tij për të parandaluar krimin ndertimor dhe shaktërrimin e qytetit ashtu siq po e them troq që jam trishtuar nga ato pllaka në sheshin e qytetit që e kanë bërë qendrën e qytetin në një otrine fshati. Por ka një të madhe ketu, rrjetet e organizuara perfituese me element kriminal kane qënë efektiv në shakterrimin e qytetit. Janë po ato rrjete që në fakt për aq pak sa ka qeverisur Agim Aliu i kane treguar se kryetari edhe mundet me qënë sa per sy e faqe e vendimet merren dikah tjeter. Edhe bashkëpunëtoret e afërt të kryetarit janë të punësuar me urdhër të dikuj tjeter. Të kujtojmë Hajdin Abazin; Agim, shumë interesant që nuk është më në struktura udheqëse si edhe shumë të tjerë. Hajdini ka qene komandant Lumi ne fotgrafinë e famshme me Richard Holbrook ne odë. Agimi nuk do te ishte apostrofuar sikur te mos pranonte t’i hyj kësaj loje prap duke ditur që në fakt nuk është vendimarresi dhe nëse vepron ndryshe kapet për gushe njejtë si Hajdini, por ky nuk është realiteti i vetëm, e bardh e zi ashtu siq është realitet largimi i shumë figurave eminente që kane bartur peshen dhe dajakun gjate 90ve dhe luften. Ferizaj me shumë se cdo komunë tjetër është ballafaquar me SHIK dhe pasojat e veprimit te kësaj organizate famoze që përveq që ka vepruar në nderkohe ka shkatrruar biznese të tëra deri ne falimentim. Në këtë qëndër financiare të Kosovës nuk është lënë vend pa u zaptuar, cdo fabrikë është shkatrruar e vjedhur derisa kanë mbëtur copë e blozë e në fund janë privatizuar për pak para. Pasuria publike ështe vjedhur pa meshirë para syve te publikut, janë harruar veprimtarët, pronaret e shtëpi-shkolla, është harru baca Mikel…Ferizaji ka merituar dhe ka pasë potencial për shumë më mire se ku është tani, nuk ka dyshim që të dy partitë jane fajtore por në nivele dhe forma pakrahasimisht ndryshe, PDKn posaqërisht nuk e lanë as lumi Nerodimës e as edhe projekti i ënderrave për Lepencin. PDK ka me u mbajt mend per kungjin e madh para Xhamise, dhuratë nga kontraktorët e njohtësive dhe lidhjeve partiake. Obelisku erotik ne mes te Xhamise dhe Bibliotekes. Kete kungj e ka dhuratë qyteti i Ferizajt nga PDK në shenjë kujtimi simbolik për kohën kur është qeverisur nga nëntoka. Dhe Agim- Pse duhet besuar që do të jetë ndryshe, e vendose vehten ne sproven te cilën nuk e ke kaluar dot sigurisht jo vetem me fajin tend, por me detyrim të kanë vënë në pozitën e nënshtruar dhe zbatues urdhërash.Në rastin e Ferizajt nuk ka zgjidhje ideale por ka energji të jashtëzakonshme të biznesit privat, potencial financiar, kapacitete për zhvillim ekonomik lokal, rini aktive dhe kreative dhe një diasporë që gjithmonë e ka perkrahur zhvillimin e vendit. Me shumë bindje them që nuk e kam asnje dyshim që me PDK, nëse kthehet në pushtet në kater vitet e ardhëshme kane me qene nje thellim i krizes dhe humbje e shansit për Ferizaj. Kjo e bën Sfarqen obligues për të pastruar së pari LDK nga mbeturinat e xhizes qe jane bere milioner ne kurriz të qytetit dhe për të perfunduar njëhere e përgjithmonë fazën e qeverisjes së qytetit nga nëntoka.