Trupi i gjetur sot afër Prishtinës në bunar është i kësaj gruaje 68 vjeçe, Policia jep detajet

Para pak orësh në një lokalitet në Graqanicë është gjetur një trup i pa jetë në një bunar.

Zyra e Policisë në Prishtinë i ka konfirmuar Gazetës Blic se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa që policia po punon në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Policia i ka konfirmuar Gazetës se viktima është femër 68 vjeçare me inicialet V. GJ.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima është një femër 68 vjeqe” thuhet në përgjigjen e Policisë.

Trupin nga bunari e kanë nxjerrë policia bashkë me njësitet e zjarrfikësve.