Tuna godet Robertin, poston foto të vajzës së tij jashtë martesore (Foto)

Tashmë të gjithë e dinë që Robert Berisha dhe Tuna nuk duan ta shohin  me sy njëri- tjetrin edhe pse janë pjesë e të njëjtës familje.

Prej disa muajsh ata kanë injoruar dhe thumbuar njëri –tjetrin në çdo dalje publike kur janë pyetur për marrëdhënien mes tyre.

Megjithatë Tuna duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e madhe të Robertit, Arona, të cilën ai e ka jashtë martese.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të Aronës, veprim që me siguri Roberti do ta marrë si thumbues, por Tunës as që i bëhet vonë.