Tuna shtatzënë për herë të dytë? Detaji që po ç’orienton të gjithë

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha ka vite që janë në lidhje dashurie, ku tashmë kanë dhe një djalë të quajtur Tian.

Çifti janë komentuar shpesh në media për për krizat në lidhjen e tyre, mirëpo ata sërish vazhdojnë të jenë bashkë.

Muaj më parë këngëtarja u rikthye në muzikë, duke lansuar kështu albumin e saj “Fortuna” i cili përmban plot shtatë këngë.

Ndonëse më shumë se projekte të reja, këngëtarja po realizon fotosesione të cilat po i publikon para ndjekësve të saj, mirëpo fotografia e publikuar së fundmi ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e saj, krejt kjo pasi janë hedhur dyshimet se këngëtarja është shtatzënë.

“Si pak me barrë”, “Barku i fryrë, mos po vjen bebi?”, “Je prap shtatzënë?”, kanë qenë vetëm disa nga komentet që i janë bërë këngëtares, mirëpo deri tani ajo nuk ka bërë ndonjë reagim./GazetaBlic