UNICEF-i shpërndan 5950 pako familjare higjienike dhe 240 pako higjienike për QMF-të

Me mbështetjen e USAID-it, përmes UNICEF-it 5950 pako familjare higjienike, 240 pako higjienike të qendrës së mjekësisë familjare dhe 1200 pako higjienike për fëmijë janë përgatitur për shpërndarje në tërë Kosovën.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNICEF-i ka bërë shpërndarjen e 12,000 pakove higjienike familjare për rreth 72,000 njerëz në 30 komuna.

UNICEF-i ka bërë një vlerësim të shpejtë të përfituesve përmes intervistave telefonike me 204 familje përfituese të përzgjedhura në mënyrë rastësore. 97 përqind e familjeve e kanë vlerësuar ndihmën e marrë dhe kanë kërkuar vazhdimin e mbështetjes.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se “Lufta kundër COVID 19 kërkon partneritet”.

“Unë jam i impresionuar me punën e institucioneve shëndetësore, OJQ-ve dhe agjencive të tjera. Me shpërndarjen e këtyre mjeteve higjienike për familjet dhe fëmijët ne do të mbrojmë nga virusi familjet më në nevojë”, tha Kosnett.

Ministri Arben Vitia ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it dhe UNICEF-it që përmes furnizimeve shëndetësore vitale, përfshirë pajisjet mbrojtëse profesionale të stafit dhe pakot higjienike, po ndihmohet në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 dhe minimizuar ndikimin e tij në popullatë.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, deklaroi se “UNICEF-i është shumë i kënaqur që po bashkëpunon me USAID-in, një partner global kaq të fortë dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme kur pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.