Unikatil na sjellë këngë të re

Derisa shumica e reperëve në Kosovë për të mbetur në trend lansojnë deri në 8 këngë në vit, UniKKatil nuk vepron kështu

Reperi Viktor Paloka, i njohur me nofkën Rebel a.K.a UniKKatil nuk ka qenë shumë i zhurmshëm sivjet me këngë, por kjo nuk do të thotë që reperi është pasivë.

Në një prononcim Viktor Paloka ka thënë se është duke menduar për të bërë diçka në këtë aspekt deri në fund të vitit.

“Plan e kam”, ka thënë shkurt për Express UniKKatil derisa pritet që kënga të lansohet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Vitin e kaluar Rebeli ishte më aktivë me këngë, pasi që kishte realizuar një këngë bashkëpunim me 2po2 dhe një tjetër vetëm me titull “Për qato” ku kishte sulmuar me vargje disa reperë kontradiktorë shqiptarë.