“Uniteti” përkujdeset për shqiptarët në veri, pastron rrugët nga bora

Kompania Rajonale e Pastrimit “Uniteti” është përkujdesur sot që të pastroj rrugët nga bora në fshatrat e veriut Kelmend, Boletin dhe Zhazhë.

Këtë aktivitet të pastrimit të rrugëve “Uniteti” e ka realizuar për t’iu qendruar pranë shqiptarëve që banojnë në atë pjesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kompania, e cila mohon të ketë obligim për të operojmë në komunën e Zveçanit.

“”Uniteti” është përkujdesur sot që të pastroj rrugët nga bora në fshatrat e veriut Kelmend, Boletin dhe Zhazhë. Edhe pse nuk kemi obligim të operojmë në komunën e Zveçanit, ne gjithmonë do t’iu qendrojmë pranë shqiptarëve që banojnë në atë pjesë”