Uroi festën me foto provokuese, Era Istrefi i bien pishman dhe i fshin ato

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, përmes rrjeteve sociale ka uruar festën e Fitër Bajramit, teksa ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me veprimin e fundit.

Era Istrefi ka postuar disa fotografi, ku në disa prej tyre ishte bashkë me Norën, vëllanë e tyre dhe Reneenë.

Në njërën prej fotove, ajo fokusoi këmbët seksi, teksa ishte veshur me pantallona të shkurtër, xhaketë e shami në kokë.

“Urime bajrami”, ishte mbishkrimi në fotografitë që postoi Era.

Por, siç duket ajo u pendua shpejt dhe i fshiu ato nga rrjeti social “Instagram”.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, teksa ka preferuar që të jetë edhe më e tërhequr nga jeta publike.