Ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani, nëna shpërthen nga gëzimi kur sheh të birin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar momente prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga misioni me Forcat e Armatosura.

Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë sapo ishte kthyer nga misioni i tij në Herat të Afganistanit.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.

Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni,”-shkruan Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/471765353433016/