Vajza e Astrit Deharit feston ditëlindjen, tortën ia dërgon Kurti

Babai i ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, ka falënderuar kryeministrin në detyrë, pasi ky i fundit ka dërguar një tortë në adresë të familjes Dehari.

Ditëlindjen e ka festuar sot, vajza e të ndjerit, Astrit Dehari, Arsa.

Babai, Avni Dehari, ka shkruar në Facebook duke e falënderuar kryeministrin Albin Kurti.

Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës.

Të fala të përzemërta

Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu.