Vajza katër vjeçare bie nga 4 metra lartësi, por …

Një vajzë katërvjeçare është në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga dritarja e katit të parë. Ngjarja dramatike ka ndodhur në Itali, në komunën Lecco, ku vogëlushja shqiptare ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash, këtë të hënë.

Nëna e vajës është alarmuar, raportojnë mediat lokale dhe ka qenë ajo që i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka telefonuar urgjencën.

Vajza është dërguar në spitalin e Bergamos, “Papa Giovanni XXIII”. Sipas medieve italiane, ajo ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan syri.net. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë pas 5 sekondash)