Vaksinohet stafi i Qendrës Emergjente në Prishtinë, 60% e personelit ishin me Covid-19

Stafi i Qendrës Emergjente në Prishtinë ka marrë vaksinën anti-Covid, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, Isuf Bajrami kryeshef i shërbimit në këtë qendër.

Ai tha se ka pasur disa përjashtime të atyre që nuk janë vaksinuar duke thënë se kanë qenë në fazën past-Covid.

Por përveç kësaj, ai tha se kanë pasur edhe dy-tri raste që kanë hezituar të vaksinohen me AstraZeneca për shkak të lajmeve të shumta rreth kësaj vaksine.

“Stafi është vaksinuar ka disa përjashtime që nuk janë përjashtuar për shkak se ka ë qenë në fazën past-Covid ose janë disa raste që kanë pasur një lloj rezerve duke marr parasysh që ndaj vaksinës AstraZeneca është bërë anti-propagandë dhe ndoshta nga frika kemi dy tri raste që kanë hezituar ta marrin vaksinën duke pritur se do të vijë vaksina Pfizer, Biotech, por mund të themi se shumica janë vaksinuar me dozën e parë dhe presim që në muajin qershor të kompletohet”.

Bjarami tutje tha se rreth 60% e stafit të Qendrës Emergjente kanë qenë të infektuar me Covid-19, duke përfshirë dhe atë.

Ai tha se prej Covid-19 ka humbur jetën edhe njëri prej shoferëve të kësja qendre.

“Ne nga 110 gjithsej punëtorë sa jemi gati në 70 ka arritur numri i të infektuarve gati 60% të personelit kanë qenë të infektuar në mesin e tyre edhe unë dhe shumica e punëtorëve kanë qenë të atakuar dhe kemi pasur ankesa si çdo pacient tjetër, por ne kemi edhe një viktimë nga ky kolektiv ka humbur jetën një vozitës, përkundër krejt përpjekjeve që kanë bërë klinikat e tjera punëtori jonë shumë vjeçar që ka dhënë kontribut”.