Vazhdon gjykimi i vajzës nga Drenasi e cila dyshohet se u dhuna seksualisht

Me nëntë nëntor do të mbahet seanca për vajzën nga Drenasi e cila ishte dyshohet se ishte dhunuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj, sa i ishte e mitur , e më pas edhe nga një hetues policor, tek i cili kishte shkuar për ta raportuar rastin në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokatit i zyrtari policor, Vesel Veslit, Tahir Rrecaj.

“Po është caktuar seanca e radhës për datën nëntë tetor, ka qenë e caktuar edhe më herët, por u pat shtyrë për shkak të COVID-19. E dëmtuara ka më dëshmu se pati filluar dëshminë, por nuk pati arrit me përfundu”, tha Rrecaj pëe gazetën Objektiv.

Rrecaj tha se i klienti i tij është duke u mbrojtur në liri dhe pret që ai të dalë i pafajshëm.

“Tash i mbrojturi im është duke u mbrojt në liri . Ne konsiderojmë që nuk ka prova, por gjykata e vendos për ketë”, theksoi Rrecaj.

Ndërkohë, nga ky rast është përjashtuar prokurori i rastit, Ruhan Salihu me kërkesë të palës mbrojtëse.

“Unë atë aktakuzë nuk e përfaqësoj pasi kanë kërkuar përjashtim të nga ky rast dhe nuk kam çka të them”, potencoi Salihu.

Për këtë rast nuk ka dashur të flasë as ish-avokati mbrojtës, i vajzës Gazmend Halilaj i cili poashtu akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës për “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Në fund të muajit tetor, të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.