Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit ka dorëzuar një kallëzim penal.
Murati thotë se Rama nuk ka arritur ta miratojë buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor dhe tani po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Ai shton se kallëzimi penal është bërë më 7 tetor, pra gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë si pjesë të lojës politike.
“Dikush duhet t’ia kujtojë Përparimit që Kodi Penal parasheh dënim prej 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim të rremë”, shkroi Murati, duke theksuar se fushata ka mbaruar dhe Rama duhet t’i kthehet punës.












