Vdekja e studentit: Senati fajëson profesorin

Sot më herët u raportua për vdekjen e një studenti të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Leutrim Gjika, vetëm 23 vjeçar, pësoi sulm në zemër pak minuta para se të hynte në provimin e lëndës së Gjinekologjisë

Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar edhe Senati i UP’së nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Duke shprehur dhimbjet për vdekjen e studentit të ri në moshë, Senati i UP’së duket sikur fajëson edhe profesorin e lëndës për tragjedinë që ndodhi.

Në reagimin e saj me shkrim, Senati thotë se profesorët duhet të kenë shumë kujdes në qasjen e tyre ndaj studentëve, duke shtuar se bërja e të vështirit, arrogantit, egoistit sjell vetëm stres tek studentët./gazetametro/