Vedat Muriqi i replikon fansit të tij të flaktë: Faleminderit që më mbështet, por jam i vdekur moralisht!

Skuadra e Lazios ka pësuar tjetër humbje në Serie A. Ekipi i Sarrit u mposht dje nga Juventusi me rezultatin 0:2, me dy golat e realizuar nga Leonardo Bonucci.

Në këtë ballafaqim për më shumë se 30 minuta u aktivizua edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, por nuk arriti të bëjë diçka për ta ndihmuar skuadrën e tij.

Një fans i flaktë i sulmuesit dhe Lazios shkroi në Twitter se nuk funksionoi, teksa etiketoi edhe kosovarin.

Nuk mungoi edhe përgjigja e sulmuesit kosovar, i cili tha se është pothuajse i vdekur moralisht.

Ja reagimi i Muriqit:

“Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje vëllai im, pirati juaj është pothuajse i vdekur (mendërisht)”, shkruan Muriqi.