Vehapi: Figura e mësuesit shqiptar është edhe bartëse e frymës atdhetare te brezat

Profesori Idriz Vehapi, është takuar sot me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit dhe mundësitë e përmirësimit të cilësisë në arsim.

“Duke qenë mësimdhënës për 30 vite dhe nëpër shumë etapa që ka kaluar Kosova, kam një lidhje të jashtëzakonshme edhe emocionale me mësuesit. Prandaj, me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj biseduam për gjendjen e arsimit dhe atë që mund të bëjmë së bashku për ta përmirësuar këtë gjendje, sepse arsimi cilësor është jetik për të ardhmen tonë”, ka shkruar profesori universitar Idriz Vehapi, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

Pasi ka qenë bartës i institucioneve të shtetit në nivel qendror dhe atë lokal, tani po e sfidon vetën edhe në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës nga PDK.

Postimi i plotë i Idriz Vehapit:

Janë mësuesit ata që u japin fuqi gjeneratave për të ecë përpara. Por, figura e mësuesit shqiptar është edhe bartëse e frymës atdhetare te brezat. Duke qenë mësimdhënës për 30 vite dhe nëpër shumë etapa që ka kaluar Kosova, kam një lidhje të jashtëzakonshme edhe emocionale me mësuesit.

Prandaj, me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj biseduam për gjendjen e arsimit dhe atë që mund të bëjmë së bashku për ta përmirësuar këtë gjendje, sepse arsimi cilësor është jetik për të ardhmen tonë.

#Ndërtojmëtëardhmen
#PërTydheShtetin