Trafiku Urban ka njoftuar se që nga nesër do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.
Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme si shkak i vështirësive financiare, shkruan Insajderi.
“Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik”, thuhet në njoftim.
“Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, përfundon njoftimi.














