Vesa Broja, kandidatja më e votuar në zgjedhjet lokale të 2021, do t’i hyjë garës për deputete të Kuvendit të Kosovës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gazeta Online Veriuinfo merr vesh se Broja tashmë ka vendosur dhe ka marrë përkrahjen e të gjitha strukturave si kandidate për deputete, mbetet vetëm formalizimi nga ana e partisë.
Vesa Broja ka lindur ne Mitrovicë, është ndërmarrëse dhe operon në biznesin e saj familjar.
Aktualisht ajo mbanë pozitën e kryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicë që nga zgjedhjet e vitit 2021, kur doli si personi më i votuar në garën për Asamble në Mitrovicë, duke marrë rekord votash 662.
Ajo është inxhiniere e telekomunikacionit me profesion, dhe familja e saj janë pjesë e strukturës që e ka themeluar degën e PDK-së në Mitrovicë.
Përvoja e Brojës në fushën e udhëheqjes dhe përkrahja e madhe qytetare që ka marrë në vazhdimësi janë bazë e garës së saj për deputete.
Ajo do t’i kontribuonte shumë Kuvendit të Kosovës dhe sidomos regjionin e Mitrovicës duke qenë një zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve në legjislativ.
Ajo është e gatshme të sfidohet edhe më lartë, duke garuar për deputete në Kuvendin e Kosovës dhe shpreson shumë në besimin e qytetarëve dhe vlerësimin e punës së saj.