Veseli: Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka falënderuar LDK-në për mbështetjen që i ka dhënë procesit të votimit të ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të seancës, Veseli ka pohuar se nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Sot merr fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës. Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë e qytetarëve tanë, është një lehtësim i madh për ne.

Urime të gjithëve, shteti ynë i pavarur ka edhe shumë sfida tjera. Falënderoj të gjithë zyrtarët evropian, ju uroj edhe atyre sepse kanë pasur një përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë çështja.

Kemi sinjale shumë pozitive që Kosova ka bërë përparim, dhe besoj se brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë”, ka thënë Veseli.