Veseli thotë se gjithë familja e tij duhej të ishin veteranë por është veç një

Kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se është treguar i padrejtë me familjen e tij, pasi që sic lë të kuptohet, të gjithë e kanë merituar të jenë veteranë.

Kjo, pasi që sipas Veselit, familja e tij ka qenë e angazhuar në ilegalitet që nga viti 1991. Thotë se vetëm njëri prej tyre është bërë veteranë.

Këtë Veseli e bën të ditur në postimin e fundit rreth listave të veteranëve, ku vec tjerash shkruan:

“Dikush, me të drejtë, mund të pyes se si qëndron familja ime në çështjen e listave të veteranëve. Që nga viti 1991, kur kam dalë në ilegalitet, familja ime ka qenë pjesë aktive e angazhimit tim. Më vonë, të gjithë ishin pjesë e luftës, por vetëm njëri prej tyre është bërë veteran. Kam bërë një veprim të padrejtë me familjarët e mi, duke ua mohuar një të drejtë legjitime, vetëm dhe vetëm që të mos ketë keqkuptime dhe për të dhënë një shembull personal. Faktet janë dhe mund të verifikohen lehtësisht prej kujtdo që dëshiron.

UÇK-ja u ngrit për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe historike. Sot, nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë padrejtësi, as në emër të saj dhe as me emrin e saj.