Vështirësi në krijimin e qeverisë së re: Një deputet më pak pasi Etem Arifi humb mandatin për shkak të dënimit me burg nga gjykata

Procesi i krijimit të qeverisë se re si duket nuk po ecë sipas planeve të LDK-së dhe partnerëve të saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Si duket qeveria e re që pretendohet të krijohet ende nuk i ka numrat e sigurt për votim në Kuvend.
Pas rastit të shumëdiskutuar të Behgjet Pacollit, vendndodhja e të cilit ende nuk duhet, pretendentët për krijimin e qeverisë së re kanë marrë edhe një lajm të keq.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës ka vetëm 119 deputetë pasi një deputet i minoriteteve ka humbur mandatin pasi që është denuar nga gjykata me vendim të plotëfuqishëm me 1 vit burg.

Bëhet fjalë për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë për mashtrim me subvencione.

Ky është postimi i Vraniqit: