Veterani që përmend Agim Çekun e Adem Salihajn për fryrje të listave

Shqiprim Lika, është veteran i UÇK-së i cili ka shërbyer gjatë luftës në Zonën e Dukagjinit.Në një intervistë për arbresh.info, Lika ka folur ndër të tjera rreth fryerjes së listave të veteranëve duke ia hedhur fajin për këtë, kryetarit të Komisionit për verifikimin e veteranëve, Agim Çeku.Ai nuk kalënë pa përmendur edhe ish-deputetin e LDK-së, Adem Salihajn kur flitet për fryrje listash.

Lika ka rrëfyer se si e kishte parë duke hyrë në sallën e këtij Komisioni në ndërtesën e Qeverisë, Adem Salihajn, duke hedhur kështu dyshime për manovrim.“Për këtë pjesë kish qenë mirë me ja ba pyetjen kryetarit të Komisionit Agim Çekut që ka qenë përfaqësues dhe është ende akoma përfaqësues legjitim për verifikimin e kësaj pjese. Unë dua të potencoj vetëm një rast.

Isha personalisht vetë në hollet e Qeverisë në fillimin e mandatit të Qeverisë Mustafa për një dokument timin personal aty dhe kam pa akterë politikë një prej tyre po dua ta përmendi edhe me emër ka qenë Adem Salihaj, kur e kam pa duke hyrë në sallë të Komisionit për Verifikimin e Veteranëve për mu ka qenë tmerr edhe e papranueshme”, ka thënë Lika.Për më shumë ndiqni videon më poshtë nga min.08:40