Vetëvendosje paralajmëron protesta ndaj rrëzimit të qeverisë

Në këto momente ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me vetëm një pikë rendi të ditës, mocionin e mosbesimit nga qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ndaj kësaj séance ka pasur reagime të ashpra nga politikanë, shoqëri civile e qytetarë të shumtë.

Aktivisti i Vetëvendosjës, Pajtim Balaj, përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar protesta ndaj rrëzimit të qeverisë.
Sipas tij ky është një plan i radhës i Hashim Thaçit për të krijuar një qever nga partitë opozitare.

Ky është statusi i plotë:

Si njeri i kushtetueshem qe eshte, Hashimi Thaçi do t’i drejtohet Gjykates se kapur Kushtetuese per t’ia dhene nje vendim te ri, te ndryshem nga ai i vitit 2014. Permes ketij vendimi per here te pare ne historine e Kosoves, do te mund te ndodhe nje precedent i ri, sipas te cilit qeveria mund te bie, por vendi te mos shkoj ne zgjedhje dhe te vazhdohet me nje qeveri te ri me partite opozitare deri ne fund te mandatit.

Per ta ndalur kete puç ndaj vullnetit qytetare, neve na mbeten vetem sheshet.