VIDEO: Kur regjimi i Millosheviqit mbyllte shkollat shqipe, në vitin 1992

Fillimi i vitit shkollor gati para dy dekadëve në Kosovë ishte një sfide e madhe për shqiptarët e Kosovës.

Fmimages.net publikon një reportazh të panjour nga televizioni BBC, duke iu sjellë kujtime të rënda të asaj periudhe të vshtirë të historisë së Kosovës.

Regjimi okupator serb kishte mbyllur të gjitha objektet shkollore në gjuhën shqipe, dhe siq shihet reportazhin e telivizionit BBC, nxënësit dhe mësuesit shqiptar prisnin jasht objektit shkollor të cilin e kishin mbyllur policia serbe. Tani shqiptarët dëtyrohen që mësimet ti mbajnë nëpër objekte të shtepive private.

Nxënësit shqiptar duke mbajtur orët e mesimit në oborrin e shkollës, 1992/ BBC

Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shqiptare shumicë nën masa represive dhe aparteidi.

Jeta në Kosovë është bër sikurse në kampet e përqendrimit nën terrorin e policisë serbe.

Në video shihet një mësues dhe nxënës i rrahur brutalisht nga policia serbe dhe duke i kërcenuar se “nëse vazhdoni të shkoni në shkollë do t’ju vrasim të gjithëve” shprehet nxënësi në reportazhin e BBC./fmimages.net