Vjen lajmi që ‘dridh’ Thaçin, njeriu i afërt i Haradinajt paralajmëron rrëzimin e presidentit

Nënkryetari i parë i AAK-së, njëherit edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi i cili tha se Haradinaj duhet të ketë kujdes me deklarata përndryshe mund të shkoj në shtëpi.

Për këtë Gjini në T7, tha se të gjithë mund të shkojnë në shtëpi, sipas tij madje edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Të gjithë mund të rrëzohemi. Unë nuk mund të komentoj deklarat e tij por mendoj që të gjithë në politik kemi fërkime. Haradinaj dhe AAK ka qenë kundër gjithmonë shkëmbimit të territoreve, pra nëse e lypni për top lajm po, edhe presidenti mund të shkarkohet, gjithkush mund të shkarkohet”, tha Gjini.

Ndryshe AAK në këto momente është duke mbajtur mbledhje urgjente/FaktePlus