Vjen reagimi nga këshilltari i Bedri Hamzës, për skandalin “Plazma Keksi”

Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave Bedri Hamzës ka reaguar pas skandalit për tenderin për plazma Keksit.

Rafuna ka thënë se  tenderi në fjalë nuk ka qenë i Ministrisë së Financave dhe Ministri i Financave nuk ka asnjë kompetence për të caktuar se cilat mallra dhe me çfarë kushtesh duhet të shpallen, shkruan GazetaBlic.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje

Per hir te transparencës dhe informimit te drejt te opinionit AQP ne kuptim operative funksion e pavarur.

Ky Tender nuk ka qene i Ministrisë se Financave dhe Ministri I Financave nuk ka asnje kompetence per te caktuar se cilat mallra me tender nen te cilat kushte duhet te shpallen.

Kjo per arsye se Qeveria e Kosoves me Udhezim Administrative cakton se cilat mallra duhet te prokurohen nga AQP ne emer te Organizatave Buxhetore, pas hyrjes ne Fuqi te Udhezimit aprovuar ne Qeveri AQP ne bashkpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kerkesat dhe Obligimet per ta shpallur tenderin, pra siq shihet asnje procedure apo veprim nuk merret dhe nuk kerkohet nga Ministri I Financave qe nenkupton se eshte jashte kompetencave operative te Ministrit te Financave.

Zyrtaret e AQP se jane pergjegjes para organeve komptente ligjor per veprimet e tyre. Përkundër kësaj Ministria e Financave do te merr gjithe veprimet ligjore per ta sqaruar kete situate ne AQP.

/GazetaBlic/