Vjosa Osmani në Skenderaj, takohet me Bekim Jasharin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, derisa ajo ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin, Bekim Jashari.

Kjo është bërë e ditur nga ky i fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani dhe Jashari vizituan një çerdhe si dhe shpërndan dhurata.

“Prita për vizitë zyrtare ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandantit tim qeverisës. Bashkë me u.d. së presidentes Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata”, ka shkruar Jashari.

E para e Kosovës i premtoi Jasharit se do t’i përkrahë.

“Me U.d Presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë”, është shprehur Jashari.

Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta, përfundoi Jashari.