Vlora Çitaku: Ja çfarë i kishte dhuruar Kosovës shefi i Apple

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ka zbuluar një dokument të rrallë. Bëhet fjalë për kohën e luftës kur bashkë-themeluesi vizionar dhe më vonë shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs, dhuroi për kosovarët llaptopë.

Ky gjest i Steve Jobs e ka fascinuar ambasadoren Çitaku për të cilin veprim thotë se nuk ishte në dijeni.

Dokumenti i cili mbanë nënshkrimin e presidentit të atëhershëm Bill Clinton,ku ky i fundit e falënderon Jobsin për donacionin që atëkohë ia ka bërë popullit kosovarë që po përballej me luftën.

“Fascinuese! Nuk isha në dijeni për këtë. Steve Jobs dha për njerëzit e Kosovës në vitin 99 iMacs. Ja ku president i atëhershëm Bill Clinton që e falënderon atë për këtë donacion, në një letër të nënshkruar me datë 3 nëntor, 1999”, ka shkruar Çitaku.