Vozitës keni kujdes! Magjistralja Podujevë-Prishtinë e vështirë për qarkullim

Reshjet e ditëve të fundit të borës kanë vazhduar edhe sot. Madje intensiteti i tyre sot është mjaft i rritur.

Përpos kësaj, vozitësit kanë vështirësi përgjatë kalimit në disa rrugë të Kosovës.

Në magjistralen Podujevë-Prishtinë rrugët janë të papastruara dhe mjaft të rrezikshme për vozitësit të cilët kalojnë në këtë pjesë të vendit.

Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në vend përgjatë muajit të kaluar dhe ditëve të para të janarit ka qenë mjaft i madh./Indeksonline/