Vucic me paralajmërim tronditës, ka një kusht për marrëveshjen me Kosovën

Nuk kemi kurrëfarë draft marrëveshjeje me Kosovën, e lëre më propozim, ka thënë kryetari serb

Nuk kemi kurrëfarë draft marrëveshjeje me Kosovën, e lëre më propozim, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe ka shtuar se është e pamundshme të arrihet marrëveshje pa paketë gjithëpërfshirëse për Serbinë

“Nuk jam optimist, por do të jap gjithçka nga vetka që të provojmë. A është reale, s’do të thosha, por është e pamundur të arrihet marrëveshje pa paketën gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai sipas medieve serbe, pa sqaruar se çfarë nënkupton me “paketën gjithëpërfshirëse”./gazetametro.net