Vuqiq kërcënon Kroacinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ka më shumë gjasa që Beogradi zyrtar të marrë masa reciproke ndaj vendimit të autoriteteve kroate që ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin të shpallet person i padëshiruar.

Raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë po përkeqësohen edhe më shumë. Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, kanë qenë disa deklarata të ministrit serb, Vulin që nuk i kanë pëlqyer liderëve kroatë, shkruan gazetametro.net.

“Ky vendim i Kroacisë ishte i ngutshëm, nervoz dhe nuk e kuptoj. Serbia si shtet sovran sigurisht se do të ndërmarrë masa reciproke. Për çfarë masash, vendimin do ta sjellë Qeveria serbe në seancën e saj të enjten”, tha Vuçiq.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë po përkeqësohen edhe më shumë. Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, kanë qenë disa deklarata të ministrit serb, Vulin që nuk i kanë pëlqyer liderëve kroatë.

Gjatë një akademie përkujtimore për viktimiat në  kampin Jasenovac, Vulin kishte thënë se për të shkuar në Kroaci, nuk i pyet ministrat kroatë, por Vuçiqin.

“Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e jo ministrat kroatë”, kishte thënë Vulin.

Kjo deklaratë kaq direkte, ka shkaktuar reagim të ashpra në Kroaci.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar ditë më parë se Vulin është “persona non grata” (person i padëshiruar) në shtetin kroat.