Vushtrria kampion i Ligës së Parë të Basketbollit

Ekipi i basketbollit Vushtrria – femrat është shpallur kampion i Kosovës në Ligën e Parë, duke hyrë kështu në Superligën e Kosovës në edicionin e ardhshëm.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur zyrtarë komunal të Vushtrrisë, të cilët kanë pritur në një takim dhe kanë uruar ekipin vushtrrias.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë ka thënë se bashkë me kryetarin e Vushtrrisë kanë takuar basketbollistet e Klubit të Basketbollit “Vushtrria” – Femrat, ku për herë të parë ky klub vushtrrias shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë dhe futen në Superligën e Kosovës.

Postimi i plotë i drejtoreshës Arta Ismajli:

Sot, bashkë me kryetarin e Komunës, z. Xhafer Tahiri, pritëm në takim basketbollistet e Klubit të Basketbollit “Vushtrria” – Femrat, të cilat na bënë krenarë më shumë se asnjëherë.

Për herë të parë ky klub vushtrrias shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë dhe futen në Superligën e Kosovës.

Do të jemi gjithmonë në përkrahjen tuaj, me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi si Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport.
Urime dhe faleminderit për përkushtimin, që sot ne të ndjehemi krenarë me ju.

Arianit Morina

Arsim Berisha

Esat Kamerolli

Isak Gërxhaliu

Kushtrim Vatovci

Enisa Kamerolli

Dhe të gjitha lojtareve që dhanë maksimumin.