Vushtrriasi policisë: “Keni me pa kush jam unë”

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili është hasur pa maskë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte refuzuar t’i jepte letërnjoftimin policisë, me ç’rast edhe kishte përdorur fjalë kërcënuese.

“I dyshuari kishte refuzuar të iu jap dokumente identifikuese zyrtarëve policor duke ju thënë: Keni me pa se kush jam unë dhe nuk ju harroj fytyrën”, njofton policia.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.