VV e vetme kundër Thaçit, LDK e PSD presin ‘kohën’ e duhur

Ftesës së partisë së Albin Kurtit për protestë më 29 shtator 2018 nuk do t’i bashkëngjitet LDK-ja e as PSD-ja.

Lëvizja Vetëvendosje pas dhjetë ditësh (29 shtator 2018) do t’i rifillojë protestat në sheshet e Prishtinës për ta kundërshtuar iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve dhe kompromise të dhimbshme me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, , shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.

Megjithatë, ftesës së partisë së Albin Kurtit për protestë nuk do t’i bashkëngjiten as ish-bashkëpartiakët e tyre, të cilët qe disa muaj janë bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

As partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të protestojë bashkë me Vetëvendosjen.