VV-ja shënon rritje në 20 komuna, AAK dhe AKR në 8, ja ku renditetn PDK dhe LDK!

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila në rezultat të përgjithshëm ka shënuar rritje të konsiderueshme në 20 komuna të vendit, subjektet tjera politike nuk kanë arritur të shënojnë rritje në më shumë se tetë komuna.Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 në zgjedhjet e djeshme lokale VV-ja ka dyfishuar numrin e votave në katër komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje të lehtë.Ndërkaq AAK-ja dhe AKR-ja kanë shënuar rritje në gjithësej tetë komuna.

Pas këtyre dy subjekteve politike, është renditur LDK-ja e cila ka shënuar rritje në shtatë komuna. Kurse PDK-ja në tri komuna. NISMA ka shënuar rritje të lehtë vetëm në dy komuna.Përveç rritjes, në disa komuna këto subjekte politike kanë pasur edhe rënie në vota krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013.

NISMA është ajo e cila mban primatin me më shumë komuna në rënie të votës me gjithësej 20 komuna, pas saj renditet PDK-ja me 19 komuna ku janë shënuar rënie të votës, pastaj LDK-ja me 15 komuna më rënie dhe AAK e AKR me 14 komuna.