Wenger fajëson hapur Xhakën për humbjen

Arsene Wenger e ka vlerësuar si vendimtar gabimin e Granit Xhakës, prej të cilit rrodhi edhe goli i Stoke City, në humbjen e Arsenalit 1-0.

“Kjo është një ndër ato netët kur je nervoz sepse jo vetëm që nuk shënuam nga rastet që kishim, por edhe bëmë së gabime të pafalshme, duke nisur nga i pari në qendër – duke e humbur topin dhe pastaj nuk e mbrojtëm si duhet portën. Përpos kësaj ishim të pafat te disa vendime të referit” ka thënë Wenger.

Trajneri francez poashtu vlerësoi se referi gaboi që e anuloi për pozitë jashtë lojë golin e sulmuesit Lacazette. /gazetametro