Gjyla nuk është aspak imponuese, nuk ka dëshirë të jetë kudo, ndoshta sepse i frikësohet bajatizimit.
Këngëtarja aktivizohet më shumë në xhirimet e vitit të ri, që po afrojnë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit është duke kënduar në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje.
Pak dihet edhe për jetën private të Gjyles. A është e martuar, a ka fëmijë, ku jeton?
“Kosovarja” mëson se Gjyle Qollaku ka jetë të lumtur pranë bashkëshortit Metit dhe të birit të vetëm Albrit. Ata jetojnë në Austri.