Zbulohet gjithçka rreth së ardhmes së Messit dhe Iniestas

Lionel Messi dhe Andres Iniesta nuk do të largohen nga Barcelona. Lajmet e fundit se Lionel Messi mund të transferohet te Manchester City e Andres Iniesta te Juventus, janë hedhur poshtë nga Ariedo Braide, drejtori i Barcelonës.

Braide duke folur për ‘Radio anch’io sport’, ka thënë se Barcelona nuk ka lojtar për të shitur.

“Iniesta te Juventus? Jo. Lojtarët e Barcelonës nuk janë në shitje, Iniesta qëndron me ne”, ka deklaruar Braide, përcjell lajmi.net.

“Fjalët për largimin e Messit? Unë nuk mendoj ashtu. Në futboll mund të ndodh gjithçka, por Messi është një profesionist i madh dhe Barcelona është në zemrën e tij, nuk mendoj se largohet”, ka shtuar ai.