Zbulohet plantacioni dhe magazina e mbushur me marihuanë në Mal të Zi

Policia e Podgoricës në Malin e Zi zbuloi një plantacion marihuanë me 3700 rrënjë kanabis. Plantacioni u zbulua në Rvashi në Cetinje.

Mediat e Malit të Zi informojnë se është arrestuar Marko Gazivoda nga Podgorica për për akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotikëve mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivëve.

Gjatë kontrollit u zbulua dhe një sasi e madhe gati për shitje. Sipas policisë, plantacioni më i madh i marihuanës në Malin e Zi është zbuluar deri më tani.