Zëdhënësi i Qeverisë flet për takimin Kurti- Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është parë sot duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë. Aty ai është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Lajmin se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e ka konfirmuar Qeveria.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili ka thënë se ky është një takim në kuadër të takimeve të rregullta.

“Ka qenë një takim i rregullt i pune, në kuadër të takimeve të çdojavshme”, ka thënë Kryeziu për EkonomiaOnline.