Zeka akuzon rëndë krerët e VV-së: Po e perdorin strategjinë e Millosheviçit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se krerët e Vetëvendosje po e përdorin strategjinë e Sllobodan Millosheviçit.

Zeka nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, e ka vlerësuar si poshtërsi akuzat se Ramush Haradinaj është i gatshëm t’i bjerë në gjunjë Listës Serbe.

Lista Serbe, sipas tij, nuk ka mbjellur urrejtje ndaj Policisë se Kosovës dhe as nuk e ka përdhosur flamurin e Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

Krejt në fund ai ka thënë se VV e ka pësuar sot një nokaut politik, duke shtuar qe të mërkurën duhet të ndodhi takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive politike, i cili i hap rrugë caktimit të seancës ku do të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënkryetaret e Kuvendit.

Postimi i plotë i Zekës:

Millosheviçi bente vetem monolog. Nuk pranonte te fliste me askend. I mjaftonte perkrahja e popullit. I mjaftonte karta e patriotizmit, qe ne fund ia theu qafen.

I mjaftonte te diskriminonte minoritetin shqiptar te Kosoves, ne menyre qe te vulosej si patriot, dhe si baba i kombit serb.

A ka ultesi, poshtersi, amoralitet, fodullek, e racizem me te madh se sa ta akuzosh Ramush Haradinajn se “na qenka gati t’i bjere ne gjunje listes serbe”!

Dhe keto akuza na vijne nga duda te papjekur te patriotizmit, te cilet nuk e kuptojne qe minoriteti serb ne Kosove, ashtu sikurse ai shqiptar ne Serbi, jane vlera, pasuri, qe duhet trajtuar, vleresuar e konsideruar si nje thesar i çmuar.

Te pakten kjo lista serbe, as nuk e kane demtuar, as nuk e kane shkaterruar pasurine e Kosoves, sikurse ai “patrioti” qe gervallej ne foltoren e Kosoves.

Lista serbe nuk ka mbjellur urrejtje ndaj policise te Kosoves, as nuk e ka perdhosur flamurin e Kosoves, e as nuk e kane shpallur kriminel djalin e Rugoves, apo dikend tjeter, sepse e dine qe ajo pune i takon vetem Gjykates.

VV e ka pesuar sot nje nokaut politik. U bind se shumica e deputeteve jane per zhbllokimin e Parlamentit. Loja e VV se “ne luajme me te tjeret si na do qefi”, nuk po shkon me.

Te merkuren duhet shkuar ne konsultat e thirrura nga Adem Mikullovci. Injorimi i ketij takimi, do te thote me shume bllokade, por qe sigurisht nuk do te mund te zgjase pafundesisht!