Zeka e demanton vetveten, thotë se Specialja nuk e arrestoi, por vetëm e mori në pyetje Florim Ejupin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për arrestimin nga Specialja të Pjetër Shalës, ish-komandantit të UÇK-së nga zona Operative e Dukagjinit. Por Zeka ka thënë se Specialja ka arrestuar në Gjermani edhe Florim Ejupin, por kanë mjaftuar vetëm pak minuta që ai ta demantojë vetveten, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Shala ka qenë i kërkuar nga UNMIK-u që një kohë të gjatë e më pas edhe nga EULEX-i.

“Pjeter Shala ka qene i kerkuar prej Unmikut. Ai ka qene i kerkuar nga interpoli per nje kohe te gjate.Gjate kohes sa ishte i kerkuar nga interpoli ai kishte leje qendrim ne Belgjike por per arsye te panjohura organet lokale policore ne qytetin ku ai jetonte nuk paten pranuar t’ia dorezonin Interpolit .Eshte rast pothuajse i çuditshem se si organet lokale te policise belge mbanin dhe nuk e dorezonin ne interpol Pjeter Shalenqe te ekstradohej ne Kosove kur autoritet e unmikut-euleksi e kerkonin ate.Pastaj ne menyre teper misterioze eshte larguar edhe nga interpoli per krimet e pretenduara qe Komandant ujku kerkohej”, ka shkruar ai.

Zeka madje ka thënë se Specialja para disa kohësh ka arrestuar edhe Florim Ejupin, mirëpo që një informacion i tillë është mbajtur si top-secret.

Por menjëherë Zeka ka ndryshuar postimin e tij në Facebook duke thënë se Florim Ejupi është marrë vetëm në pyetje në Gjermani.

Më poshtë postimi i parë i Zekës:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Kurse ky është postimi i ndryshuar ku Zeka demanton vetveten:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm