Zeka: Kadri Veselin e shoh në krye të AKI’së, jo në politikë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kreun e Partisë Demokratike të Kosovës e sheh në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e jo në politikë.

“I kam thënë vet Veselit, e ke të pamundur me zëvendësu Hashim Thaçin. Unë Veselin e shoh në krye të AKI’së, jo në politikë”, është shprehur Zeka.

Ai tha se më shumë e vlerëson Veselin se sa Thaçin.

“Si person, më shuë e çmoj Veselin se Hashim Thacin, ndërsa politikisht, Veseli është shumë larg Thacit”, ka thënë Zeka.

Ndërsa sipas Zekës, Gjykata Speciale është krijuar për presidentin Thaçi.

“Gjykata Speciale është krijuar për presidentin Thaçi”.

“AKI’ja është duke përndjekë dëshmitarë, është duke përgju njerëz që do të shkojnë në Speciale, kjo është e jashtëligjshme dhe Gjykata Speciale e din këtë”, shtoi Zeka.