Gazetari Milaim Zeka e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj vjetor nuk e ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka vlerësuar se Osmnai e nderon Thaçin sa herë që nuk ia përmend emrin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zeka ka shkruar se po të ishte Hashim Thaçi në Kosovë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk do të shin në pushtet.
“Mbane mire ne mend: I kam pas thane Albin Kurtit se Haki Abazi eshte coronavirusi i VV-se, bash qashtu i ka dale. Po ju them se Vjosa ka me ja ba Albin Kurtit ma zi se sa LDK-se, edhe Fatmir Sejdiut, edhe keshtu po del, e keshtu ka me dale. Sa per Hashim Thaçin, kjo shume ma shume e nderon kur nuk ia permend emrin. Vjosa dhe Albini e dine se me pas kane Hasha kendej, qofte edhe tuj krasite molla, keta kurr nuk do te ishin ne pushtet…!!!”, ka shkruar Zekaj.